Artikull
Bullgaria dëshiron të tërheqë kompani dixhitale nga SHBA-ja në rajonin e Kozllodujit
Hënë 21 Korrik 2025 08:04
Hënë, 21 Korrik 2025, 08:04
FOTO: Ministria e Energjetikës
Madhësia e shkronjave
Në takimet me drejtuesit e Meta, Shoqatës së Blerësve të Energjisë së Pastër - Clean Energy Buyers Association (CEBA) dhe Korporatës IP3, Ministri i Energjisë Zheço Stankov diskutoi projekte për krijimin e zonave industriale të orientuara drejt kompanive nga ekonomia dixhitale në rajonin e Centralit Atomik të Kozllodujt. Gjatë vizitës së tij në Uashington, para sektorit amerikan të teknologjisë dhe energjisë, Stankov theksoi avantazhet konkurruese të rajonit - afërsia me një burim të qëndrueshëm energjie, lidhja ekzistuese optike dhe burimi ujor nga lumi Danub, i nevojshëm për të ftohur gigafabrikat e inteligjencës artificiale dhe qendrat moderne të të dhënave, raporton BTA.
Delegacioni bullgar mori pjesë gjithashtu në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Këshilli i Biznesit për Mirëkuptim Ndërkombëtar (BCIU) dhe kushtuar temës "Infrastruktura Kritike e Energjisë në Bullgari: Koordinimi i Politikave, Financimit dhe Teknologjisë".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Energjetikës