Artikull
Faqet e rreme ofrojnë vinjeta me çmime në euro dhe ngarkojnë tarifa të larta
Hënë 21 Korrik 2025 08:31
Hënë, 21 Korrik 2025, 08:31
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në mes të sezonit aktiv të verës, kur numri i udhëtarëve në vend është në rritje, vinjetat shiten me çmime të larta përmes faqeve të palicencuara, shfaqen në mënyrë mashtruese vetëm në euro, dhe kërkohen edhe tarifa të larta shtesë.
Për këtë paralajmëron ofruesi kombëtar i shërbimeve elektronike të pagesës "Sistemet Inteligjente të Trafikut". Kompania u bën thirrje shoferëve të mos blejnë vinjeta nga faqe të paautorizuara dhe vëren se përdorimi i platformave të palicencuara gjithashtu krijon një rrezik të futjes së gabuar të të dhënave dhe mungesës së një vinjete të vlefshme në kohë. Në faqet e "Sistemeve Inteligjente të Trafikut" - Vinetki.bg dhe TollPass.bg. çmimet e vinjetave tregohen në leva dhe në euro në përputhje me kërkesën për tregues të dyfishtë, duke pasur parasysh futjen e ardhshme të monedhës së vetme evropiane në vendin tonë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип