Artikull
Politika është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë, thotë guvernatori i BNB-së
Hënë 21 Korrik 2025 10:40
Hënë, 21 Korrik 2025, 10:40
Dimitër Radev
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) paralajmëroi në një intervistë me Bloomberg se politika po bëhet një burim kryesor paqëndrueshmërie dhe rrezik për bankat qendrore, në vend që të jetë një faktor stabiliteti siç ishte më parë. Sipas Dimitër Radev, vendimet e ardhshme të Bankës Qendrore Evropiane mbi normat e interesit, në të cilat ai do të marrë pjesë nga 1 janari 2026, me hyrjen e Bullgarisë në eurozonë, duhet të bazohen në kontekstin global dhe ekuilibrin e rreziqeve, duke përfshirë faktorët gjeopolitikë dhe situatën në tregtinë botërore.
Agjencia gjithashtu tërheq vëmendjen në titull se bankieri 69-vjeçar ka parë tashmë shembjen e rendit botëror me fundin e komunizmit, të cilin e gjeti si punonjës i Ministrisë së Financave në një ekonomi të planifikuar, ku pa, sipas fjalëve të tij, se si nuk duhet të ndiqet politika fiskale dhe monetare.
Ai thotë se njohuritë e tij se si një ekonomi e planifikuar mund të dështojë do të jenë të dobishme ndërsa zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane përballen me pasojat e një vale të re qeverish ndërhyrëse në zonën e monedhës së përbashkët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA - arkiv