LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 22 korrikun

Paralajmërimi për mot të nxehtë mbahet në të gjithë vendin

Hënë, 21 Korrik 2025, 16:30

Parashikimi i motit për 22 korrikun

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 24°. Në Sofje do të jetë 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës mbi zonat malore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Temperaturat maksimale do të jenë midis 37 dhe 42°, për kryeqytetin do të jenë rreth 37°.
Në male moti do të jetë me diell, pas mesditës – me rritje të përkohshme të vranësirave, por reshjet nuk kanë gjasa. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 33°, në 2000 metra - rreth 26°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell, pas mesditës -nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 30 dhe 33°. Temperatura e ujit të detit është 24-26°. Dallgëzimi i detit është 1-2 ballë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип