Artikull
Një projekt me pjesëmarrës nga Bullgaria, Shqipëria dhe Lituania bashkon përmes kreativitetit
Martë 22 Korrik 2025 05:20
Martë, 22 Korrik 2025, 05:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fondacioni “Për Nesër” ka nisur projektin "Le të Krijojmë së Bashku", duke bashkuar të rinj nga Shqipëria, Lituania dhe Bullgaria dhe bashkëmoshatarët e tyre me nevoja të veçanta, raportoi BTA. Aktivitetet financohen në kuadër të programit “Erasmus Plus” dhe synojnë përfshirjen sociale dhe profesionale të të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale përmes metodave dhe mundësive që ofrojnë format e ndryshme të artit.
Kurset fillojnë më 22 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 2 gusht. Projekti do të bashkojë 18 të rinj, pesë prej të cilëve kanë aftësi të kufizuara intelektuale, në fshatin Dollni Rakovec, bashkia Radomir (Bullgaria Perëndimore). Shkëmbimi rinor do të mbështetet gjithashtu nga trajnerë me përvojë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA