LAJME

Artikull

Bullgaria blen një sistem të avancuar raketash për mbrojtje detare

Martë, 22 Korrik 2025, 06:49

Bullgaria blen një sistem të avancuar raketash për mbrojtje detare

FOTO: EPA/BGNES - arkiv

Madhësia e shkronjave

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e një sistemi mbrojtës për raketa sulmuese detare (NOMADS) Bullgarisë. Marrëveshja është për rreth 620 milionë dollarë. Porosia do të ekzekutohet nga kompania norvegjeze "Kongsberg", por leja e SHBA-së është e nevojshme, pasi këto komplekse janë të regjistruara si patentë në SHBA. Përveç kësaj, municionеш për komplekset furnizoheх nga kompania amerikane "Raytheon".
NOMADS është një sistem mbrojtës ajror i lëvizshëm për vendosje më afër dhe në vijën e frontit. Ai mund të mbrohet kundër objektivave të tilla si dronët dhe raketat lundruese, duke siguruar mbrojtje kundër kërcënimeve të tilla si ato me të cilat përballet Ukraina.
Bullgaria preferoi sistemin NSM CDS me një rreze veprimi prej 250 km. ndaj atij suedez RBS-15.
Bullgaria aktualisht ka një sistem raketash “Rubezh” të prodhuar në vitet 1980, i cili nuk është më i aftë të depërtojë në mbrojtjen raketore të një anijeje luftarake moderne.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES - arkiv