LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë partneritetin e tyre strategjik

Martë, 22 Korrik 2025, 07:22

Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë partneritetin e tyre strategjik

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev bisedoi me homologun e tij britanik David Lammy gjatë vizitës së tij të punës në Londër me ftesë të palës britanike. Të dy diskutuan progresin dhe perspektivat e partneritetit strategjik në siguri dhe mbrojtje, ekonomi dhe tregti, arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji të larta, njoftoi Ministria e Jashtme Bullgare.
"Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë më dinamike dhe mund të arrijmë rezultate edhe më të guximshme", tha Ministri Georgiev.
"Bullgaria është një partner i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Evropë - nga siguria e Detit të Zi deri te zhvillimi i teknologjive të larta. Interesi ynë i përbashkët është i qartë - një kontinent më i sigurt dhe i begatë", tha Ministri Lammy.
U diskutua posaçërisht bashkëpunimi në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe lufta kundër krimit të organizuar. Lammy shprehu mirënjohje ndaj Bullgarisë për rolin e saj aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë fushë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: MPJ