Artikull
Bullgaria dhe 6 vende të tjera të BE-së refuzuan të dënojnë Izraelin për situatën në Gaza
Martë 22 Korrik 2025 09:08
Martë, 22 Korrik 2025, 09:08
Palestinezët duke sjellë ndihma humanitare në Gaza
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria dhe 6 vende të tjera anëtare të BE-së nuk kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që dënon Izraelin për situatën në Gaza. Deklarata u nënshkrua nga 20 vende të BE-së, 8 partnerë dhe Komisioneri Evropian për Barazi, Përgatitje dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Labib. Ajo u publikua në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Britanike.
Deklarata dënon Izraelin për furnizimet e tij të kufizuara me ushqim në Gaza dhe për "vrasjen çnjerëzore të civilëve" atje.
Përveç Bullgarisë, deklarata nuk u nënshkrua nga Gjermania, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia. Kaia Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, gjithashtu nuk e nënshkroi.
Ministria e Jashtme Izraelite e hodhi poshtë dokumentin dhe tha se mesazhi është i shkëputur nga realiteti dhe i dërgon një sinjal të gabuar Hamasit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип