Artikull
Filmi më i fundit i Stefan Komandarev do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia
Martë 22 Korrik 2025 10:41
Martë, 22 Korrik 2025, 10:41
FOTO: Facebook/MADE IN EU Movie
Madhësia e shkronjave
Filmi i ri i regjisorit Stefan Komandarev "Made in EU" është në përzgjedhjen zyrtare të Festivalit të Filmit në Venecia. Filmi është në seksionin "Spotlight", i cili përfshin një përzgjedhje prej 8 veprash nga zhanre të ndryshme, me theks në inovacionin në gjuhën kinematografike, origjinalitetin krijues dhe potencialin serioz të audiencës. Çdo film do të ketë gjithsej 4 shfaqje në sallën "Giardino" dhe do të paraprihet dhe shoqërohet nga takime publike dhe biseda me regjisorë, aktorë dhe personalitete nga bota e artit dhe kulturës. Publiku do të ftohet të votojë për Çmimin përfundimtar të Publikut "Armani Beauty".
"Me këtë përzgjedhje arrijmë diçka si një "Grand Slam" në kinema - filmat tanë kanë qenë në tre festivalet kryesore të filmit - Kanë, Venecia dhe Berlin", vëren Stefan Komandarev.
"Made in EU" tregon historinë e një rrobaqepëseje në një qytet të vogël dhe djalit të saj. Rrobaqepësja Iva akuzohet si shkaktare e një shpërthimi pandemie në qytetin e vogël dhe bëhet fajtore, e persekutuar nga sistemi që ka përfituar nga puna e saj për vite me radhë.
Mund të mësoni më shumë për punën e Stefan Komandarevit nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/MADE IN EU Movie
Publikoi / Publikuan: БНР екип