CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin e boshnjakut Dušan Kerkez këtë verë.
"Kevin Dodaj ka një potencial të madh, të cilin e zhvilloi gjatë sezonit të fundit të klubit të tij të mëparshëm. Cilësitë e tij të gjithanshme i lejojnë atij të luajë në të dy krahët, si dhe në krye të sulmit", shkroi CSKA në faqen e saj të internetit.
Dodaj ka 7 ndeshje dhe 1 gol për ekipin kombëtar të të rinjve të Shqipërisë. Ai bëhet lojtari i dytë shqiptar në historinë e CSKA-së pas Altin Haxhiut, i cili luajti për skuadrën e CSKA-së në fillim të shekullit.