SHOQËRI

Artikull

Mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në regjion është një përparësi për politikën e jashtme bullgare

Mërkurë, 23 Korrik 2025, 06:06

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov

FOTO: gov.bg

Madhësia e shkronjave

Demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë themelet e diplomacisë bullgare. Ajo shpesh vepron në një spektër më të padukshëm të jetës socio-politike dhe në historinë e saj të gjatë ka qëndrueshmëri dhe vazhdimësi. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në pritjen ceremoniale në rezidencën Bojana me rastin e Ditës së Shërbimit Diplomatik Bullgar, raporton BTA. Zheljazkov shtoi se jetojmë në kohë shumë komplekse, në të cilat ndodhin një sërë ndryshimesh brenda një gjenerate dhe tregoi si të tilla zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Në fjalimin e tij para trupit diplomatik, ministrave dhe anëtarëve të parlamentit, Ministri i Jashtëm Georg Georgiev vuri në dukje arritjet kryesore kombëtare, siç janë anëtarësimi i plotë në Shengen me tokë dhe hyrja në Eurozonë nga 1 janari 2026. "Agresioni rus kërcënon sigurinë në Evropë dhe në botë. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht", shtoi Georgiev. "Integrimi evropian i rajonit mbetet përparësia jonë strategjike. Progresi varet nga zbatimi i reformave, fqinjësia e mirë dhe sundimi i ligjit", shtoi Georgiev. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të bullgarëve dhe komuniteteve historike në rajon.

FOTO: president.bg

"Historia e politikës së jashtme bullgare tregon pa mëdyshje se suksesi e ka shoqëruar diplomacinë tonë kur ajo nuk i është nënshtruar interesave të ngushta partiake, kur ka ndjekur qëllime dhe ideale kombëtare të formuluara qartë dhe të pranuara me konsensus, kur profesionalizmi, jo besnikëria ndaj partisë, ka qenë kriteri kryesor për zhvillimin e karrierës", tha Presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij.
Ai bëri thirrje që anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen dhe në eurozonë të mos shihet si një arritje e njëhershme, pasi të dy instrumentet duhet të çojnë në një jetë më të mirë dhe më të sigurt për bullgarët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: gov.bg