Artikull
Shpimet e vërteta për naftë dhe gaz do të fillojnë në vjeshtë në Detin e Zi bullgar
Mërkurë 23 Korrik 2025 08:19
Mërkurë, 23 Korrik 2025, 08:19
Anija Globetrotter I
FOTO: omvpetrom.com
Madhësia e shkronjave
Pas vitesh përgatitjesh dhe kërkimesh, shpimet e vërteta për naftë dhe gaz natyror po fillojnë në pjesën bullgare të Detit të Zi. OMV Petrom, prodhuesi më i madh i energjisë në Evropën Juglindore, dhe NewMed Energy Balkan, një degë e NewMed Energy në Bullgari, kanë nënshkruar një kontratë për të marrë me qira një platformë shpimi në bllokun "Han Asparuh" në Detin e Zi. Marrëveshja është për 80 milionë dollarë. Shpimi i caktuar për Noble Corporation do të fillojë në tremujorin e katërt të vitit 2025 dhe do të zgjasë 4 muaj me anijen Globetrotter I. Buxheti total i studimit është afërsisht 170 milionë euro.
"Han Asparuh" është një bllok eksplorimi i vendosur në pjesën perëndimore të Detit të Zi në Bullgari, në jug të bllokut "Neptun Deep" në Rumani, ku gazi tashmë është zbuluar, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: omvpetrom.com
Publikoi / Publikuan: БНР екип