Artikull
Parlamenti dënon luftën e Rusisë kundër Ukrainës me një deklaratë
Mërkurë 23 Korrik 2025 15:12
Mërkurë, 23 Korrik 2025, 15:12
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Asambleja Kombëtare miratoi me 112 vota "pro" një deklaratë që dënon luftën e vazhdueshme të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe represionet politike të regjimit të Vladimir Putinit. Projekt-dokumenti u paraqit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB). Deklarata vë në dukje aneksimin e paligjshëm të Krimesë në vitin 2014, agresionin ushtarak në shkallë të plotë kundër Ukrainës që nga shkurti i vitit 2022, krimet e luftës, si shfarosja e civilëve në Buça, si dhe veprimet provokuese të Marinës Ruse në zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi në vitin 2023. Ajo mbështet sanksionet e BE-së kundër Federatës Ruse, shpreh solidaritet me Ukrainën dhe thekson nevojën për të forcuar sigurinë dhe pavarësinë kombëtare të Bullgarisë përmes reformave të përshpejtuara në sektorin e "Sigurisë", raportoi BTA.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип