LAJME

Artikull

Bullgaria kërkon pagesën e dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë nga Komisioni Evropian prej 653 milionë eurosh

Enjte, 24 Korrik 2025, 06:58

Bullgaria kërkon pagesën e dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë nga Komisioni Evropian prej 653 milionë eurosh

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ka riparaqitur një kërkesë të dytë pagese sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë prej 653 milionë eurosh. Kërkesa mbulon zbatimin e 59 etapave dhe objektivave, 20 prej të cilave lidheshin me ndryshime legjislative, njoftoi Ministria e Financave.
Për të zbatuar reformat, u ndryshuan 15 ligje dhe u miratuan 3 ligje të reja. Kjo është kërkesa me numrin më të madh të masave legjislative përmes të cilave u zbatuan reformat kryesore. Kërkesa e dytë po riparaqitet pas tërheqjes së saj më 17 prill 2025 për shkak të masave të pazbatuara dhe rrezikut të humbjes së fondeve. Komisioni Evropian do të vlerësojë kërkesën për pagesë brenda dy muajsh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES