POLITIKË

Artikull

Qëndrimi i Bullgarisë për Rripin e Gazës nuk ka ndryshuar

Enjte, 24 Korrik 2025, 08:26

Qëndrimi i Bullgarisë për Rripin e Gazës nuk ka ndryshuar

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Qëndrimi i Bullgarisë për luftën në Rripin e Gazës mbetet i pandryshuar. Prioriteti duhet të jetë përmirësimi i situatës humanitare në Gaza dhe arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore të bazuar në dy shtete. Kjo u deklarua nga Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme në përgjigje të pyetjeve nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Bullgaria bën thirrje për një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe sigurimin e aksesit të papenguar humanitar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Sofja mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, si dhe angazhimin e Komisioneres Evropiane Kaia Kallas, të cilat çuan në hapa konkretë nga pala izraelite për të lehtësuar krizën.
Bullgaria nuk u ftua dhe nuk mori pjesë në diskutimet e vendeve të BE-së që i paraprinë deklaratës së tyre, të iniciuar nga Mbretëria e Bashkuar më 18 korrik të këtij viti. Kjo nuk u koordinua brenda BE-së, thuhet gjithashtu në qëndrim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: MPJ