LAJME

Artikull

U zbulua një grup kriminal i organizuar i udhëhequr nga një shtetas rus për qarkullimin e kartëmonedhave të falsifikuara

Enjte, 24 Korrik 2025, 12:40

U zbulua një grup kriminal i organizuar i udhëhequr nga një shtetas rus për qarkullimin e kartëmonedhave të falsifikuara

FOTO: BNR-Plovdiv

Madhësia e shkronjave

Një grup krimi i organizuar për qarkullimin e kartëmonedhave të falsifikuara - dollarë dhe euro, si dhe për mbajtjen e levave bullgare të falsifikuara, është zbuluar në Plovdiv, raportoi BTA. Gjashtë persona janë arrestuar, përfshirë udhëheqësin e tij.
Grupi kriminal është drejtuar nga një shtetas rus 42-vjeçar me banim të përhershëm në vendin tonë, informuan përfaqësues të Zyrës së Prokurorit të Qarkut dhe Drejtorisë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në një konferencë të përbashkët informuese. Bashkëpunëtorët e tij janë bullgarë.

FOTO: БНР-Пловдив

"Kartëmonedhat janë me cilësi jashtëzakonisht të lartë, ato vështirë se mund të dallohen dhe njihen si të tilla", tha zëvendës prokurori i qarkut Çavdar Groshev. Ka prova se paratë e falsifikuara janë shtypur jashtë vendit, janë sjellë në vendin tonë përmes udhëheqësit të grupit dhe janë shpërndarë te pjesëmarrësit e tjerë

FOTO: БНР-Пловдив

.
Grupi u zbulua me ndihmën e Shërbimit Sekret Amerikan. Qëllimi ka qenë pastrimi i parave nëpërmjet shitjeve në zyrat e këmbimit valutor dhe në sallat e lojërave të fatit, informoi Radio Plovdiv i Radios Kombëtare Bullgare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNR - Plovdiv