LAJME

Artikull

Një kontingjent ushtarak bullgar u kthye nga misioni i NATO-s në Kosovë

Enjte, 24 Korrik 2025, 13:25

Një kontingjent ushtarak bullgar u kthye nga misioni i NATO-s në Kosovë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një kontingjent bullgar nga Forca e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë u prit me një ceremoni solemne në Bllagoevgrad, raportoi BTA. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov përgëzoi ushtarakët për përfundimin me sukses të misionit dhe shtoi se pjesëmarrja e kontingjenteve nga forcat tona të armatosura në operacione të tilla është një shprehje e politikës bullgare, e cila i jep përparësi Ballkanit Perëndimor.

FOTO: БТА

“Ju ishit ambasadorët tanë në një mjedis shumëkombësh dhe treguat se Ushtria Bullgare ka aftësitë për të kontribuar në operacionet paqeruajtëse dhe, nëse është e nevojshme, në operacionet e mbrojtjes kolektive”, tha Atanas Zaprjanov.

FOTO: БТА

Ministri theksoi se jetojmë në një kohë shqetësuese, në të cilën forcat tona të armatosura, përveç operacioneve paqeruajtëse, po përgatiten edhe për mbrojtjen e territorit tonë dhe atij të Aleancës. Ai kujtoi se qeveria dje i ngarkoi atij një angazhim për të deklaruar përmes Komisionit Evropian një prag minimal dhe maksimal të burimeve financiare sipas mekanizmit të tij, të cilat janë përkatësisht 2.7 miliardë euro dhe pak mbi 3 miliardë euro. Paratë do të shpenzohen gjatë 4 viteve të ardhshme për modernizimin e forcave tona të armatosura.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA