LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 25 korrikun

Një ditë tjetër e nxehtë dhe e thatë na pret me temperatura në zonat e ulëta që arrijnë 41°

Enjte, 24 Korrik 2025, 16:20

Parashikimi i motit për 25 korrikun

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°. Në Sofje do të jetë 20°. Gjatë ditës do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36 dhe 41°, për kryeqytetin - rreth 37°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 27 dhe 31°. Temperatura e ujit të detit është 24-26°. Valëzimi i detit është 2-3 ballë.
Në male do të jetë me diell dhe ngrohtë. Pas mesditës, mbi masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë vranësira, por vetëm në vende të caktuara do të ketë shira. Në pjesët më të larta do të fryjë erë e dobët, mesatare, nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 31°, në 2000 m - rreth 24°. 
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип