TURIZËM

Artikull

Fari i Shabllës hap dyert për vizitorët

Premte, 25 Korrik 2025, 02:50

Fari i Shabllës

Fari i Shabllës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dita e Hapur e Farit të Shabllës do të zhvillohet sot, 25 korrik, njoftoi Bashkia e Shabllës.
Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin farin më të vjetër funksional në bregdetin bullgar të Detit të Zi - të hyjnë në ndërtesën historike, të mësojnë fakte interesante rreth lundrimit detar dhe historisë së objektit, dhe të shijojnë pamjen panoramike të detit.
Historianët supozojnë se në Kepin Shablla ka pasur një rojë zjarri që në shekullin e V para Krishtit, dhe porti lokal karian ka qenë porti më i rëndësishëm tranzit në rajon, kujton BTA. Fari i Shabllës, i ndërtuar sipas modelit të Farit të famshëm të Aleksandrisë, u hap zyrtarisht në vitin 1857, por sipas studiuesve, ai vetëm është restauruar, sepse ndërtimi i tij është zhvilluar në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të.
Fari ruan një mesazh nga punonjësit për brezat e ardhshëm, i cili do të hapet në 200-vjetorin e tij, sipas informacionit nga Ministria e Turizmit.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA