LAJME

Artikull

Institucionet shtetërore kërkojnë fshirjen e Kishës Ortodokse Bullgare të Stilit të Vjetër

Premte, 25 Korrik 2025, 06:58

Institucionet shtetërore kërkojnë fshirjen e Kishës Ortodokse Bullgare të Stilit të Vjetër

FOTO: prb.bg

Madhësia e shkronjave

Prokuroria e Qytetit të Sofjes apeloi refuzimin e Gjykatës së Qytetit të Sofjes për të ndërprerë regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të Stili të Vjetër, njoftoi prokuroria shtetërore. Sipas apelit, Ligji për Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për Konfesionet Fetare vendos detyrime për të gjitha konfesionet fetare në Bullgari që të aplikojnë për regjistrim në regjistër të një ndryshimi në emrin e tyre nëse ai përmban fjalën "Ortodokse" ose derivate të kësaj fjale. Kisha Ortodokse Bullgare e Stili të Vjetër nuk e ka përmbushur këtë brenda afatit. Prandaj, prokuroria dhe Drejtoria për Konfesionet Fetare pranë Këshillit të Ministrave kanë paraqitur kërkesa për të ndërprerë regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të stilit të vjetër, raporton BTA.
Më 16 dhjetor 2024, Gjykata Supreme e Kasacionit regjistroi Kishën në fjalë në përputhje me një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Më 31 janar 2025, parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për konfesionet fetare të cituara nga prokuroria.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: prb.bg