LAJME

Artikull

Për shkak të futjes së euros, shumë tarifa bankare për klientët janë ulur

Premte, 25 Korrik 2025, 08:01

Për shkak të futjes së euros, shumë tarifa bankare për klientët janë ulur

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Parlamenti vendosi të mos ngarkojë tarifa për deri në 10 tërheqje parash në muaj nga një llogari pagese për operacione bazë në një pajisje terminale (ATM), ose në bankën që i shërben klientit. Ndryshimi në Aktin e Shërbimeve të Pagesave dhe Sistemeve të Pagesave u miratua unanimisht në leximin e dytë në sallën plenare me 150 vota "pro".
Sipas ndryshimeve, konsumatori do të jetë në gjendje të kryejë deri në 3 transferime parash në muaj, duke përfshirë edhe përmes sistemeve bankare online, për të cilat nuk do të ngarkohen tarifa.
Një llogari pagese për operacione bazë është një llogari që merr fonde nga pagat, pensionet, përfitimet dhe ndihmat sociale dhe të sigurimeve shoqërore, bursat për nxënësit, studentët universitarë dhe doktorantë, si dhe interesat mbi to. Nuk ngarkohen tarifa as për shërbimin bankar të llogarisë.
Rregullat e reja për shërbimet dhe sistemet e pagesave e përshtatin regjimin kombëtar me atë në Eurozonë, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA