LAJME

Artikull

Do të mbahet një fushatë për skrining për tuberkuloz tek refugjatët në vend

Premte, 25 Korrik 2025, 08:49

Do të mbahet një fushatë për skrining për tuberkuloz tek refugjatët në vend

FOTO: Agjencia Shtetërore për Refugjatët

Madhësia e shkronjave

Agjencia Shtetërore për Refugjatët mbështet iniciativën e përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Kryqit të Kuq Bullgar për të skrining për tuberkuloz tek ata që kërkojnë azil në vend. Kjo u deklarua nga Kryetari i Agjencisë Ivan Ivanov në një takim me Kryeinspektorin Shtetëror të Shëndetësisë, Doc. Prof. Angell Kënçev dhe Cvetalina Ananieva, konsulente në Zyrën Kombëtare të OBSH-së, raportoi BTA.
Fushata synon të mbështesë përpjekjet e autoriteteve shëndetësore për parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit, duke u përqendruar tek refugjatët nga rajonet e rrezikut. Ekipet mjekësore mobile do të kryejnë skrining në Qendrat e Regjistrimit dhe Pritjes në Sofje dhe Harmanli. Për shkak të numrit më të madh të refugjatëve nga Ukraina, aktivitetet janë përqendruar edhe në Sofje dhe në rrethet Bllagoevgrad, Plovdiv, Dobriç, Burgas dhe Varna.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Agjencia Shtetërore për Refugjatët