Artikull
Universiteti i Mjekësisë-Sofje, për të dhjetën vit është në elitën e universiteteve të botës
Premte 25 Korrik 2025 10:32
Premte, 25 Korrik 2025, 10:32
FOTO: mu-sofia.bg
Madhësia e shkronjave
Universiteti Mjekësor – Sofje është universiteti më i mirë në Bullgari, sipas renditjes Best Global Universities të U.S. News & World Report për vitin 2025 - 2026. Me 38.1 pikë, Universiteti i Mjekësisë – Sofje renditet i 1144-ti në botë dhe i 355-ti për disiplinën "Mjekësia Klinike".
Universiteti tjetër bullgar që arriti të hyjë në renditjen e universiteteve kryesore të botës është Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", i cili renditet i 1226-ti me 36.7 pikë.
Renditja, e cila është kryer për 11 vjet, ofron informacion se si krahasohen universitetet në shkallë globale, dhe Universiteti i Mjekësisë – Sofje ka qenë i pranishëm në renditje për gati një dekadë. Në renditjen e këtij viti të universiteteve sipas kontinentit, institucioni i arsimit të lartë që arsimon më shumë studentë të huaj në vend renditet i 400-ti në Evropë, raporton BTA.
Renditja përfshin 2250 universitetet më të mira, të përzgjedhura nga mbi 100 vende të botës.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mu-sofia.bg