Artikull
Nxënësit bullgarë me 4 medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës në Paris
Premte 25 Korrik 2025 12:11
Premte, 25 Korrik 2025, 12:11
FOTO: olympicbg.org
Madhësia e shkronjave
Nxënësit bullgarë kthehen me 4 medalje bronzi dhe një diplomë nderi nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës, e cila u mbajt këtë vit në Paris, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mbi 400 nxënës nga 85 vende morën pjesë në konkursin prestigjioz. Gara është e ndarë në dy raunde - eksperimentale dhe teorike.
Ekipi bullgar u përfaqësua nga pesë nxënës - Hristo Hristov nga Shkolla e Mesme e Fizikës "Paisij Hilendarski", Ilija Nikov nga Shkolla e Mesme e Fizikës "Vasill Drumev" në Veliko Tarnovo, Petër Petrov dhe Svetosllav Arabov nga Shkolla e Mesme e Fizikës "Dr. Petër Beron" në Varna dhe Aleksandar Nikollov nga Shkolla Fillore e Fizikës në Sofje. Katër medaljet u fituan nga Hristo, Ilija, Aleksandar dhe Svetosllav. Petër fitoi një diplomë nderi për performancë të mirë.
Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës mbahet që nga viti 1967 me iniciativën e Bullgarisë, Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Që nga atëherë, vendi ynë ka marrë pjesë në të gjitha edicionet dhe tashmë ka 150 çmime.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: olympicbg.org
Publikoi / Publikuan: БНР екип