LAJME

Artikull

Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në BE për vitet 2024-2025

Premte, 25 Korrik 2025, 14:32

Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në BE për vitet 2024-2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Vendi më i prekur nga zjarret për vitet 2024-2025 në Bashkimin Evropian është Bullgaria, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Ujit. Gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka raportuar një trend alarmues: 38000 metra katrorë janë prekur nga zjarret, dhe dëmi vlerësohet në mbi 2.5 milionë euro.
Shkaqet më të zakonshme të zjarrit janë: bishtat e cigareve të hedhura në bimësi të thatë, pastrimi me djegien e mbeturinave, shkëndijat nga pajisjet me defekt, vuri në dukje departamenti dhe shtoi se secili prej nesh është i përgjegjshëm. Është koha për më shumë kujdes dhe vëmendje, vë në dukje Ministria e Mjedisit dhe Ujit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA