Artikull
Bullgaria mbledh elitën botërore studentore të matematikës në një olimpiadë
Dielë 27 Korrik 2025 03:10
Dielë, 27 Korrik 2025, 03:10
Univeriteti Amerikan në Bullgari
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për edicionin e 32-të të Olimpiadës më prestigjioze ndërkombëtare të matematikës për studentët - International Mathematics Competition for University Students (IMC). Forumi do të mirëpresë mbi 550 pjesëmarrës nga 143 universitete në 52 vende të botës - SHBA, Kinë, Francë, Gjermani, Singapor, Afrikë të Jugut, Ekuador, Armeni dhe shumë të tjera. Për të 15-tin vit radhazi, mikpritës i tij është Universiteti Amerikan në Bullgari, dhe organizatori i tij është University College London. Pjesëmarrësit - studentë deri në 23 vjeç, të regjistruar në programet e bachelorit, do të garojnë, duke zgjidhur probleme në algjebër, analizë, gjeometri dhe kombinatorikë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë natyrën dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë përmes tureve edukative, duke përfshirë një ekskursion në Manastirin e Rillës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti Amerikan në Bullgari
Publikoi / Publikuan: БНР екип