SHOQËRI

Artikull

Lloje të reja duhani në Bullgari kundër ndryshimeve klimatike

Dielë, 27 Korrik 2025, 05:00

Lloje të reja duhani në Bullgari kundër ndryshimeve klimatike

FOTO: nat2010.bg

Madhësia e shkronjave

Ndryshimet klimatike ndikojnë fuqishëm në bujqësinë në Bullgari, përfshirë edhe prodhimin e duhanit. Prandaj kërkohen lloje që janë në gjendje të përballojnë verërat e thata dhe të nxehta. Së fundmi, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010 në Bullgari, së bashku me organizata ndërkombëtare, nisën një projekt eksperimental për kultivimin e llojeve të reja të duhanit me gjethe të mëdha që nuk janë përdorur më parë në vendin tonë.
Ideja është që prodhimi i duhanit të përshtatet me ndryshimet klimatike si thatësia, temperaturat e larta dhe lagështia e ulët e tokës, si dhe të sigurohet një qëndrueshmëri më e mirë ekonomike për sektorin, bëhet e qartë nga reportazhi i Bozhidar Çollakov nga BNR-Kërxhali. Projekti ka një horizont dyvjeçar dhe përfshin tre lloje të reja duhani që deri tani nuk janë përdorur në Bullgari.
Lënda e re e duhanit është e orientuar drejt prodhimit të produkteve pa tym, të cilat po depërtojnë me shpejtësi në tregun evropian dhe botëror. Projekti zbatohet edhe në vende të tjera evropiane, ku disa prej tyre raportojnë rezultate pozitive, ndërsa të tjera dalin nga projekti për shkak të kushteve të papërshtatshme klimatike dhe të tokës.
Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi NikollofskiFoto: nat2010.bg