TURIZËM

Artikull

"Bullgaria Lend" – një shëtitje përmes shekujve në zemër të Pravecit

Dielë, 27 Korrik 2025, 06:00

"Bullgaria Lend" – një shëtitje përmes shekujve në zemër të Pravecit

FOTO: bgtourism.bg

Madhësia e shkronjave

Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të 54 ndërtesave historike bullgare dhe monumenteve natyrore të rëndësishme. Disa prej maketeve janë të pajisura me elementë zanorë dhe interaktivë që e bëjnë përjetimin edhe më mbresëlënës.
Ndër objektet më mbresëlënëse është modeli në shkallë i kodrës së Carevecit në Veliko Tërnovo, i krijuar në raport 1:25, me përmasa mbresëlënëse prej 36 me 34 metra dhe lartësi prej 6 metrash. Ky është ndërtimi i parë i këtij lloji në botë, në të cilin njeriu mund të hyjë dhe të shikojë një ekspozitë nga brenda, thonë krijuesit e tij.

FOTO: bgtourism.bg

Atraksioni i ri ofron gjithashtu rikrijime të vendbanimeve të lashta dhe mesjetare, objekteve arkeologjike dhe zejeve tradicionale që paraqesin jetën dhe kulturën në epoka të ndryshme historike. Në territorin e parkut ka zona për relaksim, kënde për fëmijë dhe vende për zhvillimin e ngjarjeve të ndryshme. Ideja për "Bullgaria Lend" është e regjisorit Sëni Sëninski, i cili planifikon të vendosë edhe modele të ndërtesave të reja në park, "në mënyrë që të nderojmë edhe arkitekturën bashkëkohore".

FOTO: bgtourism.bg

Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë: 
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: bgtourism.bg