Artikull
Mbi 200 zjarre janë shuar në 24 orët e fundit, situata në Grykën e Kresnës është më e keqja
Hënë 28 Korrik 2025 07:29
Hënë, 28 Korrik 2025, 07:29
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tre helikopterë mbërritën në Aeroportin e Plovdivit në kuadër të mekanizmit për ndihmën e kërkuar nga BE-ja për shuarjen e zjarreve. Helikopteri i parë mbërriti nga Hungaria, i dyti nga Sllovakia dhe i treti nga Franca për të përfshirë në shuarjen e zjarrit më të madh në vend në rajonin Strumjani në Grykën e Kresnës. Era e fortë atje po pengon kontrollin e stuhisë, që ka djegur 13 000 hektarë pyll.
Në shuarjen e zjarreve do të përfshihen gjithashtu një helikopter, i siguruar nga shteti francez dhe një helikopter nga Republika Çeke, si dhe dy avionë zjarrfikës nga Suedia.
269 zjarre janë shuar në vend në 24 orët e fundit. Askush nuk është lënduar, raportoi Drejtoria Kryesore e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. 223 zjarre shpërthyen pa shkaktuar dëme materiale, nga të cilat 166 ishin në bar të thatë, shkurre dhe kashtë, 47 në mbeturina. Situata është e vështirë, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, përmblodhi Kryekomisari Aleksandër Xhartov.
Lufta kundër zjarrit të madh pranë pikës kufitare të Lesovos vazhdon për ditën e tretë. Turqia gjithashtu është bashkuar në betejën me zjarrin. Gjashtë automjete zjarrfikëse mbërritën nga Edreneja dhe 21 zjarrfikës turq morën pjesë në shuarjen e zjarrit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип