LAJME

Artikull

Universiteti i Ruses mori ndërtesën e degës së tij në Taraklia

Hënë, 28 Korrik 2025, 08:22

Universiteti i Ruses mori ndërtesën e degës së tij në Taraklia

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev", e cila u hap në qytetin moldavian Taraklia këtë vit, mori zyrtarisht ndërtesën e ish-Universitetit të Taraklias. Marrëveshja për këtë qëllim u nënshkrua nga ministrat e arsimit të Bullgarisë dhe Moldavisë Krasimir Vëllçev dhe Dan Perçun, në prani të Kryeministrit bullgar Rosen Zheljazkov dhe Kryeministrit moldavian Dorin Reçan.
Vëllçev vuri në dukje se Universiteti i Ruses është ndër institucionet kryesore evropiane të arsimit të lartë, i cili merr pjesë në më shumë projekte evropiane dhe në Rrjetin Evropian të Universiteteve. Vetëm një muaj e gjysmë pas hapjes së tij, numri i studentëve të regjistruar në degën e Universitetit të Ruses tashmë tejkalon 200.
Vizita e Kryeministrit Rosen Zheljazkov në Moldavi vazhdon më 28 korrik me takime me Presidenten Maja Sandu dhe Kryetarin e Parlamentit Igor Grosu. Zheljazkov do të vendosë një kurorë në monumentin e Stefanit të Madh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA