LAJME

Artikull

Miratimi i euros është një ngjarje pozitive, por lufta kundër korrupsionit është një sfidë, thotë Moody’s

Hënë, 28 Korrik 2025, 08:48

Miratimi i euros është një ngjarje pozitive, por lufta kundër korrupsionit është një sfidë, thotë Moody’s

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Anëtarësimi në BE dhe miratimi i ardhshëm i euros mbështesin institucionet e Bullgarisë dhe qëndrueshmërinë e qeverisjes, por korrupsioni mbetet një sfidë e rëndësishme. Kjo thuhet në rishikimin e fundit periodik për Bullgarinë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s Ratings.
Madhësia e vogël e ekonomisë bullgare kompensohet pjesërisht nga nivelet relativisht të larta të të ardhurave, megjithëse një popullsi në plakje dhe infrastruktura e dobët përfaqësojnë dobësi strukturore ekonomike, thuhet në rishikim, të cituar nga BTA.
Pavarësisht progresit të rinovuar të qeverisë në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, Bullgaria vazhdon të mbetet prapa shumicës së vendeve të BE-së në zbatimin e planit, thekson analiza.
Lidhur me rritjen ekonomike, tregohet se ajo do të mbetet e mbështetur nga konsumi i fortë privat në Bullgari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Reuters