Artikull
Kryeministri R. Zheljazkov shprehu mbështetjen e qeverisë për integrimin evropian të Moldavisë
Hënë 28 Korrik 2025 14:04
Hënë, 28 Korrik 2025, 14:04
Maja Sandu dhe Rosen Zheljazkov
FOTO: Kësjilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kishinau, në një takim me Presidenten moldaviane Maja Sandu, Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se vendi ynë mbështet fuqimisht integrimin evropian të Moldavisë. Zheljazkov theksoi se qeveria jonë e vlerëson shumë vullnetin politik të institucioneve moldaviane për të vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformave, sundimit të ligjit dhe forcimit të institucioneve demokratike, pavarësisht sfidave gjeopolitike që lidhen me luftën në Ukrainë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i Ministrave
Publikoi / Publikuan: БНР екип