Artikull
Nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë kthehen me 12 çmime
Hënë 28 Korrik 2025 15:06
Hënë, 28 Korrik 2025, 15:06
FOTO: Viktoria Todorova
Madhësia e shkronjave
Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine. Vanesa Kalinkova, një nxënëse nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencës dhe Matematikës në Burgas, fitoi një medalje ari për Bullgarinë dhe vendin e parë në botë në Olimpiadën e 22-të Ndërkombëtare të Gjuhësisë që u mbajt në Taipei. Nikolla Nikollov nga Kolegji Amerikan në Sofje fitoi vendin e dytë, gjithashtu me ar. Ekipi bullgar mori gjithashtu dy diploma argjendi, dy bronzi dhe dy diploma nderi.
Në Filipine, në Olimpiadën Ndërkombëtare të Biologjisë, katër nxënës të shkollave të mesme bullgare nga Shkolla e Mesme Kombëtare e Shkencës dhe Matematikës në Sofje fituan dy medalje argjendi dhe dy bronzi.
Nxënësit tanë më të talentuar të gjuhësisë dhe biologjisë u pritën në Aeroportin “Vasill Levski” në Sofje me duartrokitje, urime, lule, tullumbace dhe dhurata.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Viktoria Todorova