LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 29 korrikun

Një front i ftohtë për verën do të kalojë nëpër vend nga veriperëndimi

Hënë, 28 Korrik 2025, 16:25

Parashikimi i motit për 29 korrikun

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 24°, në Sofje - 18°. Ajër relativisht i ftohtë do të hyjë në vend nga veriperëndimi. Do të zhvillohen vranësira mbi rajonet perëndimore dhe qendrore, dhe në gjysmën e dytë të ditës mbi rajonet lindore. Në shumë vende do të ketë shi afatshkurtër me bubullima. Do të ketë edhe kushte për breshër. Era nga perëndimi-veriperëndimi do të forcohet, më ndjeshëm në Fushën e Danubit. Temperaturat maksimale do të jenë midis 28 dhe 33°, në rajonet juglindore - deri në 35°, për kryeqytetin do të jetë rreth 28°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen dhe në shumë vende do të bjerë shi afatshkurtër, i shoqëruar me bubullima. Para mesditës do të fryjë erë e moderuar nga veriu-veriperëndimi, ndërsa pas mesditës do të orientohet nga lindja-juglindja dhe do të jetë e moderuar. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 28 dhe 31°. Temperatura e ujit të detit është 27°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male do të ketë vranësira të konsiderueshme me stuhi dhe reshje shiu afatshkurtra. Do të fryjë erë e moderuar nga perëndimi-veriperëndimi, në pjesët më të larta - e fortë nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 23°, në 2000 m - rreth 17°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип