LAJME

Artikull

Shërbime të reja sociale do të mbështesin fëmijët refugjatë të pashoqëruar

Martë, 29 Korrik 2025, 02:10

Shërbime të reja sociale do të mbështesin fëmijët refugjatë të pashoqëruar

FOTO: UNICEF Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Agjencia Shtetërore për Refugjatët pranë Këshillit të Ministrave po nis një projekt pilot për Bullgarinë dhe Bashkimin Evropian - krijimin e shërbimeve sociale alternative për fëmijët refugjatë të pashoqëruar, njofton qendra e shtypit e agjencisë.
"Partnerët e projektit janë katër bashki - Burgas, Ivajllovgrad, Mallko Tërnovo dhe Tunxha, si dhe Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe UNICEF Bullgaria", thuhet më tej në njoftimin për shtyp. Parashikohet ofrimi i kujdesit të specializuar për fëmijët refugjatë të pashoqëruar, i cili do t'u sigurojë atyre kushte cilësore jetese. Projekti do të prezantohet më 29 korrik në Sallën e Granitit të Këshillit të Ministrave para përfaqësuesve të qeverisë dhe Komisionit Evropian, organizatave ndërkombëtare, agjencive shtetërore, Shoqatës Kombëtare të Bashkive, partnerëve të Agjencisë Bullgare për Refugjatët.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: UNICEF Bullgaria