LAJME

Artikull

2.4 km e fundit të Korridorit Nr. 8 në Bullgari duhet të jenë gati brenda 4 vitesh

Martë, 29 Korrik 2025, 07:59

2.4 km e fundit të Korridorit Nr. 8 në Bullgari duhet të jenë gati brenda 4 vitesh

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Është shpallur prokurimi publik për 2.4 km e fundit të linjës hekurudhore nga Gjueshevo në Maqedoninë e Veriut dhe për seksionin Sofje - Radomir. Vlera e tenderëve është mbi 279 milionë euro, dhe afati i përfundimit është viti 2029, njoftoi Ministria e Transportit.
Kompania Kombëtare "Infrastruktura Hekurudhore" saktësoi se prokurimi publik për rrugën e re hekurudhore nga Gjueshevo deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, e cila është e vetmja pjesë që mungon e Korridorit Hekurudhor Nr. 8 në territorin bullgar, përfshin projektimin dhe ndërtimin e një linje hekurudhore prej 2.4 km dhe rindërtimin e stacionit hekurudhor të Gjueshevos, i cili do të bëhet një stacion kufitar pasagjerësh dhe mallrash për Shengenin. 420 m e fundit të rrugës janë të ndara si një pikë e veçantë në tender, sepse ndërtimi i tyre do të fillojë pas përfundimit të ndërtimit të tunelit ndërkufitar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA