Artikull
Bullgaret fituan medalje dhe titull ekipor në Kampionatin Evropian të Qitjes
Martë 29 Korrik 2025 08:51
Martë, 29 Korrik 2025, 08:51
FOTO: Bashkimi Bullgar i Qitjes
Madhësia e shkronjave
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me 13:11. Në qitjen në grup, tre bullgaret shënuan 439 pikë, duke barazuar rekordin evropian.
Mirosllava Minçeva u bë kampionia e dytë evropiane në garën e pistoletës 25 metra për femra në Châteauroux. Minçeva ishte më e sakta në qitjen finale, dhe shoqja e saj e skuadrës nga klubi Svetkavica në Tërgovishte, Antoaneta Kostadinova, fitoi medaljen e bronztë. Minçeva hyri në finale me një rezultat të tetë prej 582 pikësh, ndërsa Kostadinova ishte e pesta me 584 pikë. Në betejën për medaljet, Mirosllava Minçeva fitoi në mënyrë dramatike me 36 pikë. Austriakja Silvia Steiner ishte e dyta me 34 pikë. Antoaneta Kostadinova zuri vendin e tretë me 31 pikë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkimi Bullgar i Qitjes
Publikoi / Publikuan: БНР екип