MUZIKË

Artikull

Grupi Etherea me një mesazh fluturimi të përbashkët – "Hajde, vajzë, le të vrapojmë"

Martë, 29 Korrik 2025, 11:45

Grupi Etherea me një mesazh fluturimi të përbashkët – "Hajde, vajzë, le të vrapojmë"

FOTO: Facebook/Etherea

Madhësia e shkronjave

Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate, е  bukura Kate”). Kënga është shumështresore, dinamike dhe u jep një skenë secilit prej katër muzikantëve në grup për të zbuluar stilin e tyre individual. Dhe ata janë: Xhej Dishliev – kitarë elektrike, Kallojan Paunov – kitarë bas, Simona Stanoeva – vokal dhe Cvetelin Ivanov – bateri.
“Hajde, vajzë, le të vrapojmë” mbart një mesazh të fortë për grupin Etherea: “Lëreni gjithçka të zakonshme dhe të parëndësishme dhe ejani të krijoni art së bashku - tani, të rinj dhe me gjithë energjinë që mbartim!” Kjo është një ftesë për një fluturim të përbashkët përtej jetës së përditshme, me muzikë që kombinon traditën dhe tingullin bashkëkohor.
Përpiloi: Diljana Traçeva Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Etherea

Publikoi / Publikuan: БНР екип