SHOQËRI

Artikull

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare mbështeti propozimin e Ministrisë së Arsimit për të futur lëndën "Fetë dhe Virtytet" në shkolla

Martë, 29 Korrik 2025, 15:12

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare mbështeti propozimin e Ministrisë së Arsimit për të futur lëndën "Fetë dhe Virtytet" në shkolla

FOTO: Kisha Ortodokse Bullgare

Madhësia e shkronjave

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Asamblenë Popullore, Mitropoliti Gavriil i Lloveçit paraqiti qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në të cilin Kisha Ortodokse Bullgare shpreh mbështetjen e saj për motivet e Ministrisë së Arsimit për të futur lëndën "Fetë dhe Virtytet" në shkolla, si pjesë e lëndëve të detyrueshme në programin arsimor.
Pas prezantimit të qëndrimit, Mitropoliti Gavriil theksoi se ka shumë më tepër prindër që duan që fëmijët e tyre të studiojnë ortodoksinë sesa ka mundësi të tilla në shkolla. Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit Andrej Çorbanov theksoi se fëmijët që kanë zgjedhur modulet "Feja" do të mësohen nga mësues të trajnuar dhe natyra laike e arsimit nuk do të anashkalohet në asnjë mënyrë. Çorbanov theksoi se shumë nga frikët që mbizotërojnë në shoqëri për shkeljen e arsimit laik janë absolutisht të kota.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kisha Ortodokse Bullgare