MUZIKË

Artikull

"Е tashmja ime" – një fotografi e tatuazhuar në zemër

Mërkurë, 30 Korrik 2025, 03:05

"Е tashmja ime" – një fotografi e tatuazhuar në zemër

FOTO: Facebook/Teddy Velvet

Madhësia e shkronjave

Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të dashur për Teddy-n: djalin e saj, babain e saj dhe të dashurin e saj.
"E tashmja ime" është një odë për dashurinë e pastër, frymëzimi i së cilës është djali i Teddy Velvet – Mitko. Ai gjithashtu merr pjesë në regjistrim me vokal dhe melodi. Aranzhimi dhe teksti janë nga Teddy, regjistrimi i zërit është nga babai i saj Nikollay Nikollaev, masterimi është nga Konstantin Kacarski, dhe videoja e mrekullueshme me pamje origjinale nga Bullgaria është nga Georg Markov. Kënga është e bukur, verore, hyn lehtësisht në mendje dhe mbetet atje si një "foto e tatuazhuar në zemër".
Videoja është xhiruar tërësisht në Bullgari, me shumë dashuri dhe në sinkron me tingullin e qetë të këngës, sjell përjetësi dhe një ndjesi "këtu dhe tani".
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Teddy Velvet

Publikoi / Publikuan: БНР екип