LAJME

Artikull

Era e fortë përhap zjarret pyjore në malin Pirin

Mërkurë, 30 Korrik 2025, 06:32

Një kuadro nga fshati Plloski

Një kuadro nga fshati Plloski

FOTO: Facebook / Velislav Sendrev

Madhësia e shkronjave

Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të malit Pirin për të pestën ditë tani. Të martën, rreth orës 23:30, filloi evakuimi i 500 banorëve. Disa prej tyre shkuan tek të afërmit dhe miqtë e tyre, ndërsa të tjerët u akomoduan në palestrën sportive në qytetin e Sandanskit.
Shumë burra qëndruan dhe ndihmuan zjarrfikësit për të mbajtur flakët larg shtëpive. Helikopterët gjithashtu do të shuajnë zjarrin përsëri në tokë, dhe dy aeroplanë suedezë pritet të përfshihen në mesditë.
Kryekomisioneri Aleksandër Xhartov, drejtor i "Sigurisë nga Zjarri", njoftoi se 6 helikopterë do të shuajnë zjarret në vend të mërkurën. Deri më tani, 5 helikopterë nga Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Franca kanë mbërritur në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
Fshati Liljanovo pranë Plloski nuk është aq i kërcënuar për momentin, por një buldozer po bën pastrimin atje për të parandaluar që flakët të arrijnë shtëpitë, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë së Sandanskit, Atanas Stojanov.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Velislav Sendrev