LAJME

Artikull

Në Sofje dorëzuan çmimin “Baza” për autorë të rinj të artit modern

Mërkurë, 30 Korrik 2025, 08:03

Në Sofje dorëzuan çmimin “Baza” për autorë të rinj të artit modern

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një instalacion nga Slava George fitoi çmimin “Baza” për artin bashkëkohor për vitin 2025. Ai u jepet artistëve deri në 35 vjeç. Fituesja u shpall nga Prof. Barbara Stele nga SHBA-ja, e cila kryesoi jurinë këtë vit. “Vepra e Slava George u dallua me elegancën e saj poetike”, theksoi Stele.
Çmimi jepet për të 18-ën herë në Bullgari nga Instituti i Artit Bashkëkohor – Sofje dhe Fondacioni "Edmond Demirdjian". Çmimi është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar YAVA, i cili shpërblen artistë të rinj nga 12 vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, raporton BTA.
Çmimi përfshin një bursë dhe 8 javë pjesëmarrje në Residency Unlimited - një platformë në Nju Jork për të ndihmuar artistët të krijojnë kontakte profesionale.
Instalacioni i artistes Slava George kombinon modën dhe artet vizuale, eksploron tema nga psikologjia, antropologjia, etnografia, të drejtat e njeriut, ritualet kolektive dhe alkimia, thotë kuratorja e konkursit Marina Sllavova.
Deri më 31 gusht, Galeria e Arteve të Qytetit të Sofjes do të ekspozojë veprat e 7 finalistëve, të zgjedhur midis 48 pjesëmarrësve në "Baza" - 2025.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA