LAJME

Artikull

Parlamenti zgjeron mundësinë e konfiskimit të pronës së fituar në mënyrë të paligjshme

Mërkurë, 30 Korrik 2025, 10:18

Parlamenti zgjeron mundësinë e konfiskimit të pronës së fituar në mënyrë të paligjshme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deputetët ranë dakord të konfiskojnë pronën e fituar nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe që është në pronësi ose mbahet nga palë të treta të paskrupullta në dobi të shtetit. Amendamenti në Kodin Penal u miratua në leximin e dytë përfundimtar. Do të konfiskohet në favor të shtetit pasuria e fituar nga bashkëshorti/bashkëshortja, personi me të cilin i dënuari bashkëjeton faktikisht, të afërmit në vijë të drejtë pa kufizim të shkallës, si dhe të afërmit në vijë anësore. Me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, parlamenti vendosi që në rast kompleksiteti, prokurori mund ta zgjasë periudhën e hetimit në 12 muaj. Ruhet mundësia që, nëse edhe kjo periudhë rezulton e pamjaftueshme, prokuroria mund ta zgjasë atë në 18 muaj. Opozita u shpreh kundër zgjatjes së periudhave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA