LAJME

Artikull

Përhapja e zjarreve në Pirin u ndalua gjatë natës

Enjte, 31 Korrik 2025, 07:07

Zjarri ishte vetëm disa metra larg fshatit Ploski

Zjarri ishte vetëm disa metra larg fshatit Ploski

FOTO: Keti Trençeva

Madhësia e shkronjave

Në Pirin nuk ka vatra aktive zjarri. Gjatë natës, ekipet e shërbimit zjarrfikës dhe zyrtarët e pyjeve nuk lejuan që zjarri të depërtonte lart në male dhe të prekte territoret e Parkut Kombëtar Pirin. Moti është me re dhe ka rënë shi, por nuk është i mjaftueshëm për të kontrolluar katastrofën. Tymi në zonë mbetet i dendur, i tha korrespondentes së BNR-së Keti Trençeva drejtori rajonal i shërbimit zjarrfikës në Bllagoevgrad, komisioneri Valentin Vasilev.
Për shkak të dukshmërisë shumë të reduktuar dhe shiut të pritur, ende nuk është vendosur se kur dhe nëse helikopterët dhe aeroplanët do të përfshihen në luftën kundër zjarrit gjatë ditës.
Urdhri i evakuimit për banorët e fshatit Plloski gjithashtu mbetet në fuqi. Të mërkurën, njerëzve iu lejua të ktheheshin në shtëpitë e tyre vetëm për një kohë të shkurtër për t'u kujdesur për kafshët e tyre. Autoritetet duhet të vendosin se kur do të lejohet kthimi i banorëve në fshat.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Keti Trençeva