Artikull
Kompania “Naftna industrija Srbije” (NIS), e kërcënuar nga sanksionet, shet stacionet e saj të benzinës në Bullgari
Enjte 31 Korrik 2025 08:28
Enjte, 31 Korrik 2025, 08:28
FOTO: economic.bg
Madhësia e shkronjave
Kompania serbe e naftës dhe gazit, “Naftna industrija Srbije” (NIS), njoftoi se bordi i drejtorëve të saj ka miratuar shitjen e degës së saj tërësisht në pronësi të kompanisë, NIS Petrol Bullgaria.
Aktualisht NIS ka një rrjet prej 23 stacionesh benzine në Bullgari nën markën Gazprom. Kompania gjithashtu ka bazën e saj në Kostinbrod, nga e cila i shërben objektet e saj dhe tregton me palë të tjera.
Në gjysmën e parë të vitit 2025, NIS mbante 2.6% të tregut të karburanteve në Bullgari, komentoi investor.bg. Më herët këtë vit, NIS tha se po shqyrtonte daljen nga Bullgaria dhe Rumania për shkak të vështirësive të vazhdueshme në këto tregje. Ndër faktorët kryesorë të këtij vendimi strategjik janë pasojat e luftës në Ukrainë. Duke qenë se NIS është kryesisht në pronësi ruse, ajo përballet me kërcënimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: economic.bg