Artikull
Bullgaria duhet të iniciojë krijimin e forcave në NATO për të luftuar fatkeqësitë dhe aksidentet
Enjte 31 Korrik 2025 10:40
Enjte, 31 Korrik 2025, 10:40
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov (majtas) dhe Sollomon Pasi
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk ka kërcënim më të madh për Bullgarinë sesa propaganda ruse, tha Dr. Solomon Pasi, President i Klubit Atlantik në Bullgari. Pasi hapi konferencën “NATO-ja pas Hagës'25: Dimensioni Bullgar 2025 - 2035”, të mbajtur në Sofje, të organizuar nga Klubi Atlantik në Bullgari me mbështetjen e Unionit të Oficerëve Rezervë “Atlantik”.
Sipas Solomon Pasi, në kontekstin e zjarreve në pyje gjatë sezonit të verës, do të ishte e përshtatshme që NATO-ja të diskutonte krijimin e një force të përbashkët ose një njësie të përbashkët për të luftuar fatkeqësitë dhe aksidentet. Sipas fjalëve të tij, vendi ynë duhet ta përdorë më shumë të drejtën e tij të iniciativës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA