Artikull
Atanas Zaprjanov: Bullgaria është ndër vendet më të sulmuara nga propaganda ruse
Enjte 31 Korrik 2025 14:38
Enjte, 31 Korrik 2025, 14:38
Ministri Atanas Zaprjanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Aktiviteti i faqeve të internetit që lidhen me Rusinë është rritur dymbëdhjetëfish, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën e Klubit Atlantik "NATO pas Hagës'25: Dimensioni Bullgar 2025 – 2035". Ai theksoi se lufta kundër propagandës është një pjesë e rëndësishme e sigurisë së vendit tonë.
"Bullgaria është një nga vendet më të sulmuara nga pikëpamja e propagandës ruse", tha ministri, i cituar nga BTA. Sipas tij, propaganda synon të krijojë tek njerëzit një ndjenjë se vendimet e NATO-s në Hagë janë të pakuptimta, si dhe të fusë përçarje, duke çuar në erozionin e besimit në NATO dhe BE.
Atanas Zaprjanov tha gjithashtu se është e mundur të përfitohet nga instrumenti SAFE i Bashkimit Evropian për të zgjidhur detyrat e riarmatimit. Ministri shtoi se për të pasur aftësi më të mëdha mbrojtëse, nevojiten investime më të mëdha.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип