Artikull
Enjte 20 Nëntor 2025 05:20
Enjte, 20 Nëntor 2025, 05:20
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende, përfshirë Italinë, Rumaninë, Gjermaninë, Rusinë, Danimarkën, Izraelin, Poloninë, Republikën e Koresë, Japoninë, Kinën dhe një numër vendesh të tjera të njohura për traditat e tyre të forta muzikore. Konkursi është i hapur për violinistë nga të gjitha vendet dhe kombësitë për pjesëmarrës nën 30 vjeç deri në datën e mbajtjes së tij. Kështu, jo vetëm që i jepet homazh njërit prej muzikantëve të shkëlqyer bullgarë, por krijon edhe mundësi për talentet e reja - e ardhmja e muzikës klasike.
Më 23 nëntor, një koncert gala i laureatëve do të mbahet në sallën e koncerteve të Akademisë Kombëtare të Muzikës në Sofje.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva