LAJME

Artikull

U zbulua një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi

Mërkurë, 19 Nëntor 2025, 14:23

U zbulua një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi

FOTO: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Madhësia e shkronjave

Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur vdiqën katër persona. Sipas Genov, janë inspektuar 52 seksione lumore në bregdetin e Detit të Zi - 36 në Jug dhe 16 në Veri. Në 14, përçueshmëria është e dëmtuar, 7 janë të mbuluara dhe në 9 ka ndërtime, raportoi gazetarja Mira Stefanova. "Rreth 27% e seksioneve të inspektuara kanë shkelje të vërteta. Problemi më i madh është në territoret e urbanizuara të "Sveti Vllas", "Elenite", Llozenec, Carevo, "Sllënçev Brjag" dhe Varna. Zonat e mbrojtura, si Ropotamo, Vaja, Ahelloj, lumi Veleka, "Karaagaç" janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë". Inspektimet kanë vërtetuar përçueshmëri të reduktuar të rrjedhave të ujit në "Sveti Vllas", "Elenite", Llozenec dhe Carevo. Genov theksoi shkaqet e përmbytjeve në Bregun Jugor të Detit të Zi: "Para së gjithash këto janë faktorë meteorologjikë dhe gjeografikë. Gjithashtu, ndërtimi i tepërt. Një nga faktorët është mbulimi i shtretërve të lumenjve."

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva