LAJME

Artikull

BERZH do të krijojë një qendër teknologjike në Bullgari me fokus në AI

Mërkurë, 19 Nëntor 2025, 14:45

BERZH do të krijojë një qendër teknologjike në Bullgari me fokus në AI

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të ratifikojë marrëveshjen midis Bullgarisë dhe bankës. BERZH pritet të punësojë mbi 100 punonjës brenda 18 muajve nga nënshkrimi i marrëveshjes, me ambicie për të zhvilluar më tej qendrën teknologjike dhe për të punësuar një staf shtesë pas kësaj periudhe. Bullgaria u zgjodh për shkak të faktit se në vend mund të gjenden specialistë të kualifikuar të IT-së. Qendra pritet të kontribuojë në zhvillimin e ekosistemit lokal të teknologjisë. 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES